Mbyllet numërimi i preferencialeve në Qarkun e Elbasanit, ja më të votuarit. Tre socialistë presin votën e Diasporës, në garë për mandatin e 10-të

Mbyllet procesi i numërimit të votave preferenciale në Qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që pritet përpunimi i rezultateve kandidatëve fitues të listave të hapura.
Sipas rezultateve paraprake 5 kandidatët për deputetë të listës së hapur PS që u shpallën fitues në mbyllje të procesit të numërimit janë Sara Mila, Sajmir Hasalla, Olsi Komici dhe Aulona Bylykbashi.

Nga demokratët, të cilët jo vetëm nuk futet asnjë nga lista e hapur, por që u është hequr edhe një i listës së mbyllur, më të votuarit janë Qani Xhafa me 5099 vota, pason Dritan Mitarja me 2856 vota dhe i treti në listë vjen Alis Narazani me 1447 vota.

Vota e diasporës do të përcaktojë deputetin e dhjetë të PS në qarkun e Elbasanit. Në garë për këtë mandat janë Agron Gaxho, Shkëlqim Bullari dhe Geldon Fejzo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





