''Kush është kjo Jorida...Sudja?'/ Sherri në grupin e kandidatëve të PD, Adriana Kalaja sulmon Tabakun

23 Qershor 2025, 21:28 / POLITIKË ALFA PRESS

''Kush është  kjo Jorida...Sudja?'/ Sherri në

Adriana Kalasë duket se nuk i del inati me kandidatët që kanë marrë më shumë vota dhe këtë e shfaq hapur edhe në grupet e chat-it, ku koordinatorët dhe kandidatët komunikojnë për procesin e rinumërimit. 

Pakënaqësinë më të madhe zonja Kalaja duket se e rezervon ndaj Jorida Tabakut, për të cilën nuk i kursen epitetet, edhe pse Sali Berisha publikisht e bëri të qartë se Tabaku ka mbështetjen e tij në PD.

Gjatë procesit të rinumërimit të kutive të Tiranës, deri më tani rezulton se Jorida Tabaku ka në procesverbale 70 vota më shumë se fletët në kutinë e votimit.

Në vijim është një pjesë nga komunikimi në grupin e chat-it të kandidatëve të PD të listës Tiranë:

- Besim Kuka: Po bëjnë rifalsifikim ose po bëjnë gabime në numërim. Jorida po bën një mesazh ku thotë: “Në QV nr. 1670 në njësinë Zall-Bastar, në procesverbal ishin 18 vota për kandidatin Besim Kuka dhe këta të rinumërimit ia hoqën dhe ia vendosën kandidatit Akil Kraja. Unë kam respekt për Akilin, por votat e mia s’kanë pse t’i kalojnë atij! Nuk është se na hyjnë në punë, por kjo është padrejtësi. Nuk dimë çfarë është bërë në QV-të tjera!

- Adriana Kalaja: Kush është Jorida?

- Besim Kuka: Adriana, të përshëndes! Jorida më dërgoi SMS dhe thoshte që kishte vënë re një gabim në një QV për mua. Kaq ishte.

-Adriana Kalaja: E kuptova atë unë, por nuk e kuptova për kë person bëhej fjalë.

A ishte për të njëjtin person që para fushatës na quante vrasës e gjatë fushatës llum?
Këtë desha të sqaroja. Pastaj ne kemi fjalën e bukur shqipe SUDE ????

''Kush është  kjo Jorida...Sudja?'/ Sherri në

''Kush është  kjo Jorida...Sudja?'/ Sherri në

 

Po ndodh...

ide