Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Edvin Kulluriironizoi deputetin demokrat Saimir Korreshin në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Me mbylljen e listave me 1/3 të tretën, Kulluri tha me ironi se nëse Korreshi do që të bëhet deputet, do duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës.
“Që Korreshi të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit, o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Mbyllja e listave është të godasësh sovranitetin popullor. Kriza që ka nisur në 2008 sot mori një noterizim që nuk duhej ta merrte pas kaq shumë vitesh që në e kemi ekspozuar krizën”, tha Kulluri në Report Tv.
Kulluri e cilësoi mbylljen e listave si një goditje të rëndë ndaj sovranitetit popullor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


