Kryetari i PD Lulzim Basha ka bashkëbiseduar sot me të rinjtë e njësisë 4 në kryeqytetit

Gjatë këtij takimi, zoti Basha u njoh me shqetësimit e tyre por dhe mendimet se si mund të dilet nga kjo situatë, e cila po i detyron të rinjtë të braktisin vendin e tyre, shpesh herë duke zgjedhur edhe rrugë që vënë në rrezik jetën e tyre.
"Një takim frymëzues me të rinj te njësia 4 në kryeqytetit, për shqetësimet e tyre por dhe mendimet se si mund të dilet nga kjo situatë që po i detyron të rinjtë të braktisin vendin.
Të rinjtë nuk mund të mbahen në Shqipëri me forcë duke synuar ta shndërrosh atë në një “ burg” siç po bën qeveria me studentët e mjekësisë. Ata mbahen këtu duke ju siguruar kushtet dhe mbështetje financiare që të ndërtojnë familjen e tyre të re në vendin e tyre.
Është e domosdoshme për të pasur politika të qarta për të rinjtë, për ti mbështetur ata në iniciativat e tyre sipërmarrëse, në idete inovatore, për ti orintuar drejt studimeve në degët që kanë treg të sigurt pune, për tu mundësuar stazhe të paguara nga qeveria, në menyre që të integrohen sa më shpejt në tregun e punës.
U kerkova të rinjve që të nxisin edhe bashkëmoshatarët e tyre të mos e shohin si spektatorë politikën, por të bëhen pjese e saj. I garantova se Partia Demokratike e Shqipërisë është e hapur dhe mirëpret rolin e tyre aktiv dhe përfshirjen e tyre në të gjithë strukturat e saj", - tha Basha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


