KQZ i shpalli të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri ankimon vendimin në KAS

Eurodeputeti Fredi Beleri dhe partia e Vangjel Dules, PBDNJ, kanë ankimuar vendimin e KQZ që i shpalli të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Himarës.
Vendimi për pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryebashkiak nga qelia në zgjedhjet e 14 Majit 2023, u dha nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndërsa i pranishëm në sallë ishte edhe vetë eurodeputeti.
“Kundërshtimin e vendimit nr. 69, datë 05.07.2024 “Per shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga Subjekti Zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 Maj 2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, thuhet në kërkesën e depozituar në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve.

Ndërkohë nga burgu Fredi Beleri ka reaguar nga qelia teksa është shprehur se ankimimi në KAS është paraqitur para datës së zgjedhjeve.
“Skandali i zgjedhjeve ne Himare shkon pertej manipulimeve dhe vjedhje te zakonshme. Ky skandal ka kapercyer tashme kufijte e ligjit dhe ka perdhosur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor”, shkruan ai.
Deklarata e plotë:
Te nderuar miq, Himariote !
Skandali i zgjedhjeve ne Himare shkon pertej manipulimeve dhe vjedhje te zakonshme. Ky skandal ka kapercyer tashme kufijte e ligjit dhe ka perdhosur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.
Sipas nenit 133 te K.Pr.Administrative ankimi administrativ ndaj vendimit te KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri ne njoftimin e vendimit te ankimit.
Ankimi eshte paraqitur perpara dates se zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk eshte marre nga KAS dhe rrjedhimisht as eshte njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit te KQZ eshte i pezulluar, qysh perpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht.
Ne keto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk eshte ende i pavlefshem ligjerisht sado e pabesueshme mund te tingelloje dhe as sjell efekte vendimmarrja per nderprerjen e parakohshme te ketij mandati.
Ligjerisht nuk ka ende vakance, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjeter kryetar Bashkie.
Ky precedent sa i pabesueshem dhe aq antiligjor e antikushtetues eshte prova me e madhe qe zjedhje te lira nuk ka me dhe me kete regjim , nuk ka shprese te ndodhin.
Nje faze e re e opozitarizmit duhet te njgjizet sa me shpejt ….
Mosbindje dhe perbuzje per hajdutet e votave ..
Lajmi i mire i vetem eshte qe Kalaja e Himares , e Lukoves e Nivices dhe Dhermiu nuk jane mposhtur akoma !
Burrat e Himares nuk jane gjunjezuar ende!

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


