“Këto zgjedhje nuk mund të njihen”/ Berisha: Pres mbështetje nga ndërkombëtarët që të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme

Dhjetë ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit, opozita nuk e njeh rezultatin e tyre.
Në një intervistë në “LOG.”, lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë.
“Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike”, tha Berisha.
Sipas tij, denoncimet dhe faktet e mbledhura nga PD që do tu dërgohen partnerëve ndërkombëtarë, do të vërtetojnë se më 11 maj nuk pati zgjedhje por votime.
Nga ana tjetër, ai u shpreh se pret nga ndërkombëtarët që të mundësojnë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.
Sali Berisha: Zgjedhjet elektorale nuk fitohen kurrë në farsë. Në farsë nuk ka vlerë diferenca e votave mes partive politike.
Nga denoncimet, faktet që kemi mbledhur presim mbështetje nga ndërkombëtarët që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Forumet do ta përcaktojnë cdo bëjmë ne. Këto ishin farsë zgjedhore, votime.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

