Kandidati i KEA në Vlorë, Gjergji Nika: Këshilltarët socialistë tregojnë arrogancë ndaj qytetarëve të Vlorës...

Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Vlorës.
Në një deklaratë publike, Nika shpjegon se sot, në orën 10:00, ishte parashikuar të mbahej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutoheshin projekt-vendime të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën sociale, ekonomike dhe juridike të qytetarëve.
Ndërsa këshilltarët e opozitës ishin të gjithë të pranishëm në sallë që në orën 09:50, vetëm 10 nga 34 këshilltarët socialistë u paraqitën.
Për pasojë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm, mbledhja dështoi dhe këshilltarët e opozitës u larguan në orën 10:30.
Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të Bashkisë dhe grupit socialist për të mbledhur pjesën tjetër të këshilltarëve, mungesa e tyre vazhdoi, duke treguar, sipas Nikës, një mungesë respekti të thellë ndaj qytetarëve dhe përgjegjësive institucionale.
“Arroganca ka vetëm një emër: Partia Socialiste!” — thekson Gjergji Nika, duke bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që më 11 maj t’i ndëshkojnë me votë ata që nuk i përfaqësojnë dhe që nuk respektojnë detyrat e tyre publike.
Reagimi i plotë
Të nderuar qytetarë të Vlorës!
Ditën e sotme në orën 10:00 ishte planifikuar për tu mbajtur mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë Vlorë.
Në ketë mbledhje sipas rendit të ditës do të diskutoheshin disa projekt-vendime të rendësishme sociale/ekonomike/juridike të cilat kanë impakt direkt tek qytetarët.
Të gjithë këshilltarët e opozitës ishin në sallën e mbledhjes në orën 09:50 për të filluar mbledhjen, e kundërta ndodhi me këshilltarët socialistë të cilët prej 34 këshilltarëve që i perfaqësojnë ishin vetëm 10 prej tyre!
Këshilltarët e opozitës u larguan ne oren 10:30 nga salla e mbledhjes pasi nuk u bë kuorumi për vazhdimin e kësaj mbledhje , edhe pas tentativave të drejtuesve të Bashkisë dhe grupit socialistë për ti thërritur me ngulm keshilltarët të ishin pjësëmarrës në mbledhje prapë socialistët nuk u përgjigjën!
Të nderuar qytetarë këta këshilltarë nuk ju perfaqësojnë dhe arroganca ka vetëm një emër Partia Socialiste!
Më 11 Maj duhen ndëshkuar me votë KUNDËR!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

