Kabineti Rama 4/ Gazetari Poli Hoxha: Duhet që të kishte një garë të brendshme

11 Shtator 2025, 22:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Kabineti Rama 4/ Gazetari Poli Hoxha: Duhet që të kishte një

Kryeministri Edi Rama shpalli ditën e sotme në Asamblenë e PS, kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt qeverisës, me 17 ministri, ku një prej të cilave do të jetë ministre virtual.

Lidhur me këto zhvillime është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin Frontline në Report Tv.

Gazetari Poli Hoxha, ka deklaruar se asnjë brenda PS nuk ishte në dijeni të emrave të kabinetit të ri qeveritar. Sipas tij, duhet që të kishte një garë.

‘Asnjë nuk besoj se ka qenë në dijeni. Aty ca qanin dhe ca lëviznin kokën. Ishin prerë mbi 300 kostume për ministra me masat e tyre nga brenda PS. Dhe duke e mbajtur mister deri në momentin e fundit. Unë dua që të bëjë një analizë, sepse ko kjo është një farsë. Ajo që bëri Berisha me grupin parlamentar kush është pro dhe kundër, si la as që të flisnin dhe kjo farsë është. Nuk ka dy kandidatë për kryetar grupi, për kryetar kuvendi që të ketë në lloj gare. Për fakte të kryera unë refuzojë që të analizojë’, tha ai.



 

Po ndodh...