Inagurohet nesër Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Hap i madh në fuqizimin ushtarak
Nesër më 4 mars do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës.
Këtë të diel ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga baza e ajrore ndërsa shkruan se do të rrisë profilin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke forcuar angazhimin e vendit tonë për siguri dhe paqe në rajon.
“Edhe 1 ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarak. Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon”, shkruan Peleshi.
Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. Gjatë inagurimit nesër do të ketë pjesëmarrje të gjerë me përfaqësues të NATO-s si dhe ministrat e mbrojtjes së Turqisë e Italisë.
ide
Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
Saliu doli. Alibia ra. Rama fërkon duart!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128