Ilir Metaj "kërcënon" hapur: Kur të bëhem kryeministër do ju shpall të gjithëve non-grata!

17 Prill 2024, 12:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Ilir Metaj "kërcënon" hapur: Kur të bëhem

Duket se hetimi i SPAK e ka vënë nën presion Ilir Metën, i cili është shfaqur mjaft agresiv ditën e sotme në një konferencë për mediat.

Teksa nuk kanë munguar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe vetë kreut të saj, Altin Dumanit, Meta ka deklaruar se është i pastër në çdo çështje për të cilën po hetohet. Madje ai shkoi dhe më tej, teksa tha se kur të jetë kryeministër i Shqipërisë, e sërish President do i shpalli të gjithë non-grata!

“Se pari kam një pyetje për ju nëse më lejoni: A u dekorua Dvorani nga sekretari i Shtetit si heroi i antikorrupsionit? Pse nuk ishte në axhendë ai? Edi Rama çau tv kur u dekorua Dvorani. Kam një pyetje; pse Edi Rama e la me 7 pyetje zgjedhjen e Dvoranit. Nuk më kërcet fare jo për Çez-Dia, pasi jam kristal i pastër. Dum Dumani është përpjekur që të falsifikojë një proces. Ka marrë përsipër dhe se do të bëjë namin, dhe para një mentori. Nuk ka kurajë të merret me aferën e Ramës dhe Damianin me aferënÇEZ, por do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura, me persona si ai i çmenduri që është dënuar me vendim gjykate për dhunë në familje dhe që del në tv dhe flet, si punëtori i Damianit. Do të jem kryeministër i Shqipërisë dhe do të bëj dhe mandat presidenti, por do të jetë pas disa viteve. Për non-gratat nuk ekziston një shqetësim i tillë. Problem është kur të shpall Ilir Meta non-grata.”– tha Meta.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128