I pari Non Grata në pranga/ Kjo ështé "akuza" zyrtare e SHBA për Vangjush Dakon!

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është vënë në pranga, sot nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Sipas burimeve Dako akuzohet për shpërdorim detyre përsa i përket një pallati të dëmtuar nga tërmeti.
Por në vitin 2019 Departamenti i Shtetit amerikan vendosi që ish-kryebashkiakun e Durrësit ta shpallë Non Grata, duke vijuar më pas me Sali Berishën dhe Aqif Rakipin.
Dako hyri listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.
Në njoftim theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.
Në atë kohë Vangush Dako ishte zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohej të hynte në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.
Para tij, e njëtja masë ishte marrë ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi.
Në një shkrim në korrik të vitit 2019 'Zëri i Amerikës' shkruan se kishte nxjerrë në pah , rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezultonte të kishte mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017s.
Zëri i Amerikës vazhdon më tej shkrimin e saj:
Bisedat e përgjuara telefonike sipas dosjes së prokurorisë tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat.
Gjatë një debati në parlament për këtë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje zotit Dako, duke i quajtur përgjimet “llafe kafenesh”, ndonëse më pas nuk e kandidoi më zotin Dako për zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, por pa njohur përgjegjësi për rastin e tij.
Kujtojmë që ligji që u ndalon hyrjen në ShBA të zyrtarëve të huaj, është një prej mjeteve që ka në dispozicion administrata amerikane për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarë të huaj.
Në ndryshim nga ligjet për dhënien e vizave, ku në rast refuzimi, vendimi është konfidencial, ligji që përcakton zyrtarët e huaj si persona jo të përshtatshëm për të hyrë në Amerikë, nuk është konfidencial dhe mund të bëhet publik.
-
-
-
-
-
-
Vangjush Dako në pranga, vjen reagimi i parë nga Rama: Durim...
6 Qershor, 18:22 -
Vangjush Dako vetëdorëzohet në polici, niset me pranga drejt Tiranës
6 Qershor, 18:11
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128







