GJKKO vendos masë të re/ Drejtori i propagandës te zyra e Berishës, Lela: Këta ngordhin të takojnë Doktorin

3 Janar 2025, 14:54 / POLITIKË ALFA PRESS
GJKKO vendos masë të re/ Drejtori i propagandës te zyra e

Drejtori i Komunikimit në zyrën e Berishës, Alfred Lela, ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të Apelit të Posaçëm, për masën ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Përmes një reagimi në Facebook, Lela shkruan se ky vendim është thjesht një operacion propagandistik i partisë në pushtet në kuadër të framing (kornizimit) të zgjedhjeve parlamentare të majit, me synim këndelljen e socialistëve me “Armikun nr. 1”- që shkon në Gjykatë-, dhe përpjekje për të dekurajuar demokratët me idenë ‘nuk kanë mbaruar telashet e Doktorit”.

Doktori do vijojë i pashqetësuar duke i parë, siç shpesh, kundërshtarët e tij me të njëjtën shpërfillje që sheh orenditë e shtëpisë’- shkruan Lela.

Vendimi i Gjyqtarit të Apelit është i pakuptimtë, tendencioz dhe, rrjedhimisht, politik. Berisha është aktualisht në një proces gjyqësor, pasi akuza i ka përmbyllur hetimet dhe e ka çuar dosjen në Gjykatë. Në këtë faze, pse duhet thirrur në Policinë gjyqësore 2 herë në muaj? Për të raportuar për çfarë? 

Është thjesht një operacion propagandistik i partisë në pushtet në kuadër të framing (kornizimit) të zgjedhjeve parlamentare të majit, me synim këndelljen e socialistëve me “Armikun nr. 1”- që shkon në Gjykatë-, dhe përpjekje për të dekurajuar demokratët me idenë ‘nuk kanë mbaruar telashet e Doktorit”.

Ata që shtyjnë idenë e një bashkëpunimi PS-PD, kanë marrë sigurisht një përgjigje, por kjo nuk do i pengojnë të shpikin një kënd të ri detraktues për opozitën dhe Berishën.

Doktori do vijojë i pashqetësuar duke i parë, siç shpesh, kundërshtarët e tij me të njëjtën shpërfillje që sheh orenditë e shtëpisë. Dy herë në muaj në Gjykatë, pra edhe dy deklarata për shtyp, janë asgjë në rezervuarin e një individi që kryen prej 27 nëntorit 4-5 aktivitete publike në ditë.

Po ndodh...