Gjendja shëndetësore/ Sali Berisha anulon papritur paraqitjen në SPAK për masën

16 Qershor 2025, 10:25 / POLITIKË ALFA PRESS
Gjendja shëndetësore/ Sali Berisha anulon papritur paraqitjen në

Në orën 10:00, si çdo të hënë të tretë të muajit, ish-kryeministri Sali Berisha do të duhej të paraqitej në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, por nuk është paraqitur në ambientet e kësaj strukture.

Edhe pse u montua podiumi dhe u vendos mikrofoni, ku Sali Berisha pasi del nga SPAK-u mban një fjalim, kreu demokrat nuk u paraqit për shkak të një gjendjeje virale që po kalon.

Në SPAK u paraqit vetëm avokati i Berishës, i cili shpjegoi arsyen e mosparaqitjes së zotit Sali Berisha.

Po ndodh...

ide