Genc Burimi "zbardh" takimin ende të pazhvilluar të Dumanit në DASH: E kanë thirrur si Çeçua, ka të bëjë me Sorosin...

2 Shtator 2025, 20:08 / POLITIKË ALFA PRESS
Genc Burimi "zbardh" takimin ende të pazhvilluar të Dumanit

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka zbardhur takimin e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit, ende pa u realizuar. Edhe pse takim me shefin Byrosë për Europën dhe EuroAzinë, Brendan P. Hanrahan, zhvillohet në orën 16.30 të pasdites në SHBA, ose 22.30 të natës me orën e Shqipërisë, edhe pse sipas njoftimit të DASH do të jetë me dyer të mbyllura pra sekret, analisti i njohur pranë Berishës dhe anti-SPAK, ka treguar me hollësi se për çfarë e kanë thirrur amerikanët, kreun e SPAK!

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi është shprehur se, thirrja e Dumanit ka të bëjë me dosjet e Sorosit, McGonigalit dhe zgjedhjet e 11 majit.

‘Për mua ishte çështje kohe që Trump të merrej me Shqipërinë. Kam qenë nga të parët që habitesha në fushatë se si, Chris LaCivita nuk godiste me emër dhe mbiemër Altin Dumani.

Shumë thonin se, s’ka të drejtë, ç’punë ka me drejtësinë. Po ku pyet Trumpi për drejtësinë e një vendi, nëse ja ka ngulur gozhdë vetes që me atë vend do të mbarojë punë. Ja ku ndodhi sot. Po e thërrasin si Çeço, si fëmijë të vogël dhe po e thërret një shef Byroje në orën 10 të darkës.

Tani ka shumë tema, kjo e Sorosit, që të gjitha bateritë e Trump janë kundër këtij personazhi në Amerikë, po i marrin dhe prokurorët, pra është tema e Soros.

Është tema e McGonigal, që nuk është larg me Sorosin.

Ke temën e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë zgjedhjet, me dy nëntema që sot bën presion shtypi i majtë që Berisha të tregojë kontratën me LaCivitën. Harrojnë këta që LaCivita ishte ai që bëri fushatën e Trump.

Po ashtu vjedhja e zgjedhjeve. Si mbake zgjedhjet ti dhe ti si SPAK, nuk pate asgjë për të thënë?

Ke po ashtu dhe temën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK në fund të vitit. Mund ti bëhet një pazar i qartë Dumanit, siç bëri herën e kaluar pazarin e qartë për Arben Krajën, edhe ai u thirr dhe jam i sigurtë që Arben Kraja u thirrën nga administrata e kaluar që të hapte procesin kundër Berishës. Ai mbase nuk e mori përsipër dhe e humbi vendin.

Askush nuk e di, por edhe njëherë vjen ky lajm bombë për disa, sepse dihej. Është thënë shpesh që Trump nuk ka caktuar me Shqipërinë se ç’rrugë do marri. Se ka dhe në Uashington interesa të kundërta.

Ka interesa që lidhen me terrorizmin, me Rusinë, Serbinë. Ka shumë interesa dhe në një moment ai do vendosë.’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

Po ndodh...