Evi Kokalari: PD-në do ta marr unë me hir a me pahir, Berisha dhe Shkëlzeni të më kontaktojnë privatisht për detajet e dorëzimit të vulës!!

5 Gusht 2025, 19:45 / POLITIKË ALFA PRESS
Evi Kokalari: PD-në do ta marr unë me hir a me pahir, Berisha dhe


Pas reagimeve të shumta për një shënim të mëparshëm ku Evi Kokalari deklaronte se do të luftonte deri në fund për të marrë në dorë frenat e PD duke larguar Berishën, këtë të martë ajo ka vijuar me një sqarim të gjatë. Aktivistja konservatore Evi Kokalari i kërkon familjes Berisha dorëzimin e vulës së PD-së, duke theksuar se vetëm në atë mënyrë do të tërhiqet nga përplasja me ta, përndryshe nuk do tu ndahet asnjëherë.

E vetmja mënyrë që unë do t’ju ndahem Sali Berishës dhe familjes së tij, është kur të dorëzojnë vulën tek unë. Jo ta dorëzojnë tek ata që i janë lëpirë këtyre dhe i servilosen, që do t’i kontrollojë Shkëlzeni si t’ia dojë qejfi, apo t’ja kalojnë familjarëve të tyre”, paralajmëron Kokalari.

Ajo akuzon Berishën dhe njerëzit pranë tij për uzurpim të PD-së, duke e konsideruar atë jo si parti politike, por si pronë personale të trashëguar. Kokalari deklaron se dorëzimi i vulës duhet të bëhet pa kushte, pasi sipas saj, në PD nuk ka garë të ndershme dhe nuk ekziston meritokracia.

Kur të dorëzohet vula, atë parti do ta riformoj unë, dhe kam një listë të atyre që do përjashtohen që ditën e parë dhe nuk do të futin më kurrë këmbët aty. Ndërkohë dera do t’u hapet atyre që u përjashtuan dhe u përzunë nga PD përgjatë këtyre 34 viteve”, premton ajo.

Kokalari thekson se opozita duhet të rithemelohet me parimet bazë të konservatorizmit, që sipas saj, është një frymë që ajo vetë e solli në Shqipëri përmes foltoreve. Ajo ironizon faktin se në fillim fjala “konservatorizëm” është trajtuar si përqeshje në PD, ndërsa sot përdoret gjerësisht.

Me hir apo me pahir ajo vulë do të merret, dhe opozita do të rithemelohet me parimet e vërteta të konservatorizmit”, thekson ajo.

Ajo kujton se është një nga firmëtaret e Rithemelimit të PD-së në vitin 2021 dhe se emri i saj figuron zyrtarisht në dokumentet e dorëzuara në gjykatë. Megjithatë, shprehet se askush në atë grup nuk ka bërë aq sa ajo për të futur primaret, për të mbrojtur meritokracinë apo për të refuzuar koalicionin me LSI-në dhe të afërmit politikë të Bashës.

“Asnjë nga ata nuk ka kredibilitet apo një profil të pastër për të marrë përsipër riformatimin e opozitës. Ata ishin pjesë e fiaskos masive dhe të turpshme që ndodhi.”

Në fund, Kokalari ka një mesazh të prerë për Sali Berishën dhe të birin, Shkëlzenin:

“I sugjeroj Berishës dhe Shkëlzenit të më kontaktojnë privatisht për të folur në detaje. Ajo vulë do merret, kjo është një e vërtetë që nuk mund ta mohojë askush. Kur të shoh që nuk do e bëni, do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për ta bërë realitet.”

Kokalari nënvizon se qëndron në këtë betejë derisa vula t’i dorëzohet asaj dhe PD të dalë nga duart e atyre që, sipas saj, e kanë mbajtur peng që prej rënies së regjimit komunist.

Po ndodh...

ide