Emri/ Kush është “skifteri” i dënuar në Greqi, që bën fushatë me kryebashkiakun e PS

21 Mars 2023, 13:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Emri/ Kush është “skifteri” i dënuar në Greqi,

Kryebashkiaku socialist i Mirditës, Ndrec Deda ka rekrutuar në fushatën e tij elektorale një person të rrezikshëm të arrestuar dhe dënuar në Greqi për vrasje në tentativë, organizatë kriminale, grabitje e kryer në bashkëpunim, vjedhje, përvetësim i pasurisë së paligjshme, mbajtja e armëve të zjarrit dhe ato të ftohta, si dhe shkelje e ligjit për emigracionin.

Mësohet se personi me precedent penal të theksuar, Ndue Brunga, shoqëron kryetarin e Bashkise së Mirditës Ndrec Deda në takimet elektorale që ky i fundit po zhvillon në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas këtyre fakteve, kryebashkiaku socialist Nrec Deda është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, i cili i ndalon funksionarët e lartë publikë të shoqërohen me persona me precedent penal. 

Artikujt në media:

Mediat greke kanë publikuar fotografitë dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar për grabitje, kryesisht në zonën e Atikës. Shqiptarët kryenin grabitje të apartamenteve dhe vilave në kryeqytetin grek.

Grupi përbëhet nga disa anëtarë, ndërsa mbi ta bien një sërë akuzash duke filluar që nga vrasja në tentativë, organizatë kriminale, grabitja e kryer në bashkëpunim, vjedhja, përvetësimi i pasurisë së paligjshme, mbajtja e armëve të zjarrit dhe ato të ftohta, si dhe shkelje e ligjit për emigracionin.

Në këtë histori janë përfshirë edhe figura të njohura në Greqi si këngëtarja Nikos Vertis, menaxheri i arteve Tony Mavridis, pronari i klubit të natës Steve Kaketsis dhe biznesmenia Teta Kamboureli. Shtëpitë e tyre kanë rënë pre e vjedhjes nga banda.

Grupi akuzohet për nëntë vjedhje të armatosura, për vjedhje të 18 makinave, dhe për 3 tentativa vrasjeje. Ata janë përgjegjës edhe për sulm me armë ndaj policisë. Hetuesit po kryejnë hetime, pasi ka dyshime se shqiptarët e arrestuar janë përfshirë në shumë vepra të rënda. Banda u shkatërrua që më 2017, ndërsa tashmë pritet hetimi i tyre për çdo vepër.

Shqiptarët e arrestuar më 2017:

Vangjel aka Vasillaq Tolis

Andi Paturri

Mirel Xhaferri

Ndue Brunga

Emri/ Kush është “skifteri” i dënuar në Greqi, Emri/ Kush është “skifteri” i dënuar në Greqi, 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128