Basha: Sulmi në Veri të Kosovës i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

1 Tetor 2023, 13:21 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Basha: Sulmi në Veri të Kosovës i përgatitur nga segmente

Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.

Ai theksoi se sulmi ishte i parapërgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë.

Basha theksoi se ishte profesionalizmi i policisë së Kosovës dhe bashkëpunim i ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e planit të Serbisë.

“Në Kosovë po ndodh diçka që duhet të mbush me optimizëm të gjithë   shqiptarët. Kosova ka dëshmuar që  institucionet e veta të sigurisë janë në përputhje me standardet e NATO-së. Një javë më parë me çmimin e jetës së Bunjakut dhe plagosjen e një kolegu të tij, Kosova vërtetoi se është në gjendje të garantoj jetën, sigurinë, lirinë d e qytetarëve të saj. Se çfarë po ndodh në fqinjin e saj  është verior. Ngjarjet e javës së kaluar janë një pjesë e një mozaiku shumë të gjerë, Ditën e diel të javës se kaluar segmente paramilintare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës. Ishte profesionalizmi i policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi I ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e  këtij plani dhe sprapsjen e  efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan. Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë për paqen për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore ku ka anëtarët e NATO-së dhe të BE”-tha Basha.

Po ndodh...

ide