Drafti i Kodit të ri Penal, pas BE edhe OSBE kundër: Nuk jemi përfshirë në hartimin e ndryshimeve, gati të japim rekomandime

3 Gusht 2025, 13:38 / POLITIKË ALFA PRESS
Drafti i Kodit të ri Penal, pas BE edhe OSBE kundër: Nuk jemi

Pas Bashkimit Europian edhe prezenca e OSBE në Tiranë nëpërmjet një reagimi për mediet, thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal.

OSBE konfirmon se ekspertë të saj nuk kanë marrë pjesë në grupin e punës që hartoi draftin me ndryshimet.

OSBE shton gjithashtu, se Kodi Penal është një ligj themelor që meriton kohën e duhur për konsultim.

OSBE sqaron se ndonëse nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e këtij drafti, tashmë është duke e shqyrtuar atë dhe shpreh gatishmërinë për të dhënë rekomandime konkrete.

Reagimi i OSBE për mediet:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, ne po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

The OSCE Presence in Albania notes the importance of the Criminal Code as a fundamental piece of legislation that merits sufficient time and an inclusive consultation process. While we were not involved in drafting the proposed amendments, we are reviewing the available draft and stand ready to provide concrete recommendations to the incoming government and parliament, in line with our mandate to support democratic institutions and the rule of law in Albania.

Po ndodh...

ide