Deputetja e PD viziton Delvinën: Dëmshpërblim i plotë dhe i shpejtë për banorët e dëmtuar nga zjarret

2 Gusht 2025, 14:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputetja e PD viziton Delvinën: Dëmshpërblim i plotë dhe i

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa zhvilloi sot një takim me banorë të njësisë administrative Vergo në Delvinë, zonë e cila u përfshi nga zjarre, që shkaktuan dëme në pasurinë e banorëve.

Zhupa theksoi se “banorët janë të gjithë të prekur dhe janë pa shpresë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

“Ne jemi këtu jo vetëm për t’u dhënë mbështetje atyre, por për të bërë thirrje nga kjo zonë për qeverinë dhe bashkinë, që të ndjekin atë që kërkon ligji. Të ngrihet menjëherë një grup i përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, që të kalojë shtëpi më shtëpi dhe të bëjë evidentimin e plotë të dëmeve që ka shkaktuar kjo fatkeqësi e madhe që u ka ndodhur banorëve”, tha Zhupa.

Zhupa nënvizoi se është i rëndësishëm evidentimi, por edhe dëmshpërblimi i plotë monetar i banorëve, në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën.

Dëmet duhet të dëmshpërblehen në mënyrë të shpejtë, efektive dhe në mënyrë të plotë. Nuk duhet të shohim të njëjtin menaxhim siç ndodhi me zjarret edhe në situatën pas zjarreve. Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë të tillë që të kemi shpresë për këto fshatra, që edhe ata të zgjedhin të qëndrojnë në vazhdimësi në Shqipëri”, theksoi Zhupa.

Po ndodh...

ide