Deputeti i PS bën gafën e rëndë: Hajredin Pasha, heroi i të gjithë dibranëve

18 Mars 2023, 23:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti i PS bën gafën e rëndë: Hajredin Pasha, heroi i

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka dashur të përkujtojë heroizmin e dibranëve 170 vite më parë, por ka bërë një gafë.

Gogu ka postuar këngën e famshme mbi betejen e Gjoricës të popullit të Dibrës dhe Matit kundër forcave pushtuese osmane, teksa shkruan se Hajredin Pasha ishte hero i këtyre trevave.

“170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza ëhstë trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione” shkruante Gogu.

Të menjëhershme kanë qenë regaimet e ndjekëseve të tij për këtë gafë, çka ka bërë që Gogu të ndryshojë postimin.

Gabimi i madh në postimin e Gogut është se Hajredin Pasha nuk ishte heroi, por pushtuesi/okupatori që nuk i rezistoi dot kryengritëseve të Dervish Carës dhe jo vetëm.

Kush ishte Hajredin Pasha?

Hajredin Pasha është një komandant Osman, i cili ishte ngarkuar ndër të tjerë me shtypjen e kryengritjes së shqiptarëve në vitet 1843-1844.

Kryengritja shpërtheu në të gjitha trevat shqiptare në Kosovë, ato që gjenden sot në Maqedoninë e Veriut dhe në veri të Shqipërisë kundër reformave të reja të imponuara nga Perandoria Osmane. Këta të fundit e shtypën me forcë këtë kryengritje, ndërsa dibranët dhe matjanët luftuan heroikisht me burra dhe gra në luginën e Drinit duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave osmane.

Në fund kryengritja u shtyp, por pavarësisht kësaj, Porta e Lartë vendosi që për 50 vite të mos i merrte nizamë të rinjtë e kësaj zone.

Kënga i kushtohet pikërisht kësaj beteje.

Gafa e deputetit

Postimi i ndryshuar

 

Po ndodh...