Del lista e kandidatëve të PS për 14 majin, ndryshime vetëm në 15 nga 61 bashki të vendit

20 Mars 2023, 15:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Del lista e kandidatëve të PS për 14 majin, ndryshime vetëm

Një javë përpara se të përfundojë afati ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Socialiste e ka gati skuadrën që do të hedhë në fushatën zgjedhore.

Për këtë, të shtunën do të mbledhë Kryesinë me fokus kryesor, zyrtarizimin e 61 kandidatëve. Pjesa më e madhe e kryebashkiakëve aktualë do të rikonfirmohen për një tjetër mandat. Nga 61 bashkitë, vetëm në 15 prej tyre pritet të ketë figura të reja.

Edi Rama do të konkurojë në masë dërrmuese me kryebashkiakët aktualë. Shembulli më i mirë për këtë është Tirana, ku debati nuk është më shumë te kryetari, sesa te këshilli. Ndërsa në qark nuk ka dilema, nga Kamza e deri në Rrogozhinë.

Në Elbasan dominojnë të njëjtët emra, ndërsa për bashkinë e Gramshit garon Besjan Ajazi, një nga pak deputetët që Rama ka toleruar që të lënë përgjysmë mandatin e deputetit.

Në Peqin Bukurosh Maci, ndërsa në Librazhd, Kastriot Gurra nuk do të rikandidojë. Emrat që po diskuton Damian Gjiknuri dhe Edi Rama, janë Mariglen Disha dhe Ermal Kurti.

Deputeti tjetër që lë mandatin, Benet Beci për Shkodrën. Në Vaun e Dejës një tjetër i preferuar i PSD-së, do të kandidojë nën logon socialiste: Kristjan Shkreli. Të tjerët janë rikandidues.

Në qarkun Berat, veç tri rikandidimeve të Ervin Demos, Adriatik Memës dhe Adriatik Zotkaj,  janë ende të pavendosura garuesit për Kuçovën dhe Dimalin.

Në qarkun Korçë nuk do të bëhen eksperimente. 6 bashki, 6 rikandidime. Madje as Gëzim Topciu në Maliq nuk do të rifreskohet, edhe pse tashmë karrigia e tij si kryebashkiak, ka kaluar moshën e një çerek shekulli.

Në Gjirokastër ka vetëm një emër të ri, në Libohovë, me Leonard Hiden. I gjithë qarku do të përsërisë ofertën e 2019-ës.

Në qarkun Lezhë, i vetmi për të cilin po mendohet gjatë nëse do ta rikandidojnë apo jo është Ndrec Deda në Mirditë, ndërsa nuk ka surpriza për Pjerin Ndreun dhe Majlinda Carën.

Në qarkun Kukës Safet Gjici dhe Rexhë Byberi do te përpiqen të rimbajnë karriget, por jo si ne 2019, kur fituan pa rivale, ndërsa Halit Muja është një kandidat i ri për Hasin.

Qarku Dibër nuk kishte surpriza nëse Lefter Alla nuk do të ishte arrestuar nga SPAK. Në këto kushte, një emër i ri do kandidojë për Bashkinë Bulqizë. E sigurt është që për drejtuesit, as emri i ri nuk është surprizë.

Pjesët bosh janë plotësuar edhe në qarkun Vlorë.

Më shumë se sa eleminimi i paralajmëruar i Dritan Lelit, interesante është pyetja se ke përfaqëson brenda socialistëve, kandidatura e re.

Ambasadori aktual në Dubai, Ermal Dredha që pritet të jetë kandidati zyrtar i PS-së, thuhet se ka pas mbështetjen edhe të Gramoz Rucit. Hija e rëndë e ish-senatorit të fundit ndjehet edhe në Sarandë, aty ku do të kandidohet Olti Caci, një sipërmarrës në fushën e hotelerisë. Selenicës do t’i prezantohet Dhimitër Kapaj, ndërsa në Himarë, Jorgo Goro do të rikandidojë, se paku deri sot, ku nuk është bërë publik një emër tjetër.

Me të njëjtat fytyra konkurron edhe qarku Durrës, Emiriana Sako e Elton Arbana, ndërsa i pandarë ende është çështja e Krujës, mes Artur Bushit që sërish aspiron, dhe Rrahman Rrajës.

E vetmja surprizë në Fier, ku 4 kryebashkiakët rikandidojnë, ishte bashkiaku i Mallakastres Qerim Ismaili, të cilin Gjykata Speciale e dënoi pak më parë me 6 muaj burg.

TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Bashkia Kamëz – Rakip Suli

Bashkia Kavajë – Redjan Krali

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi

Bashkia Librazhd – Mariglen Disha/Ermal Kurti

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba

Bashkia Peqin- Bukurosh Maci

BERAT

Bashkia Berat – Ervin Demo

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema

Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar

DIBËR

Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar

Bashkia Peshkëpi – Rrahim Spahiu

Bashkia Klos – Ilmi Hoxha

Bashkia Mat – Agron Malaj

VLORË

Bashkia Vlorë – Ermal Dredha

Bashkia Selenicë – Dhimitër Kapaj

Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi

Bashkia Finiq – Kristo Kiço

Bashkia Himarë – Jorgo Goro

Bashkia Konispol – E papërcaktuar

Bashkia Sarandë – Olti Caci

KORÇË

Bashkia Korçë – Sotiraq Filo

Bashkia Kolonjë – Erion Isai

Bashkia Devoll – Eduard Duro

Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu

Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli

Bashkia Pustec – Pali Kolefski

FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi

Bashkia Divjakë – E papërcaktuar

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismailaj

Bashkia Patos – E papërcaktuar

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi

Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni

Bashkia Libohovë – Leonard Hide

Bashkia Memaliaj  – Gjolek Guci

Bashkia Përmet  – Alma Hoxha

DURRËS

Bashkia Durrës  – Emiriana Sako

Bashkia Krujë – E papërcaktuar

Bashkia Shijak – Elton Arbana

SHKODËR

Bashkia Shkodër  – Benet Beci

Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

KUKËS

Bashkia Has – Halit Muja

Bashkia Kukës – Safet Gjici

Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi

LEZHË

Bashkia Kurbin  – Majlinda Cara

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu

Bashkia Mirditë – E papërcaktuar

 

 

 

Po ndodh...

ide