Mbledhja/ Debate dhe sherre mes Ilir Metajt dhe Monikës: Ti je peng i Dumanit!

Mbledhja e fundit e kryesisë së Partisë së Lirisë mbajtur dje në mbrëmje është shoqëruar me debate të forta mes Ilir Metajt dhe grupit të vjetër të Monika Kryemadhit përfshi dhe vet Monikën, lidhur me aksionin e tyre politik.
Mbledhja ka degraduar në tone të larta që dëgjoheshin deri në rrugë.
Kryemadhi në përpjekje për të frenuar daljet qesharake të Metajt në publik, i ka thënë se ai duhet të shmang daljet publike se është i sëmurë, ndërsa Metaj i është kthyer ashpër duke i thënë “Ti je peng i Dumanit” .
Është fjala për sekuestrimin e telefonave dhe dokumenteve të LSI që janë bërë nga SPAK dhe ku po hetohen raportet financiare dhe funksionimi i partisë.
Meta po ashtu ka akuzuar Kryemadhin se me veshjet e shtrenjta që ekspozojnë kanë ndjellë SPAK në zyrat e LSI.
Pas mbledhjes situate ka qenë aq e tensionuar sa koordinatori i ri i partisë, i thirrur nga Ilir Metaj, Rexhep Balimi, ka tentuar të konfrontohet dhe fizikisht me grupin e Kryemadhit por i ka ndarë Haxhinasto.
Tensionet brenda Partisë së Lirisë, vijnë pas ndryshimeve të forta që ka bërë Meta duke eliminuar gjithë grupin e vjetër të partisë së LSI dhe nga rritja e tensionit që po vjen nga hetimet e SPAK rreth Metajt dhe Kryemadhit.
SPAK ka sekuestruar telefonat e tyre si dhe dokumente në zyrat e PL.
Disa ditë më parë, Metaj sajoi vjedhjen e serverit të partisë, për të relativizuar vërtetësinë e të dhënave që mund të ketë mbledhur SPAK./ Tema
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




