Basha: Unë kam besim dhe shpresë që ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor, kam një plan se si mund të përballem me...

Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të shtunë turin e takimeve, ku është ndalur me të rinjtë në Shkodër.
Basha tha se sot rinia është e mërzitur dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në votime. Ai u ndal sërish te mungesa e punësimit, si një arsye që të rinjtë lagohen nga vendi.
Ndërkohë shtoi se nëse nuk dalin në protesta, vendi do të vazhdojë të lëngojë
Basha: Unë kam besim dhe shpresë që ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor. Çfarë dinë ata që erdhën të kërkojnë votën këtu për dëshirat, ëndrrat dhe nevojat tuaja? Asgjë! Sepse janë të vjetër. Se u bë kohë që po merren vetëm me veten e tyre dhe me njëri tjetrin. Unë kam një plan si mund të përballem me këtë nga pikëpamja politike.
Se nga pikëpamja njerëzore e thashë. Por nga pikëpamja politike, gjëja e parë që duhet të konstatojmë është se rinia është e mërzitur dhe nuk merr pjesë në votime. Rinia duhet të marrë pjesë në procesin politik.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

