Basha 'përgatitet' për zgjedhjet e ardhshme: Majin e 2025-ës do kërkojmë besimin e qytetarëve

1 Qershor 2023, 11:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha 'përgatitet' për zgjedhjet e ardhshme: Majin e

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Vlorë me të rinjtë. Basha është ndalur edhe tek komentet e rikthimit të tij politik. Ai e bashkëngjiti veten e tij me të rinjtë në Vlorë duke u shprehur se edhe ai bashkë me ta është një zë i ri që po cungohet nga politika.

As të kesh respektin e kolegëve në profesion, mjafton që me një rrugë të shkurtër, pa asnjë kufizim për rrezikun që kjo paraqet për ty si person dhe për ata që ke rreth vetes, të sigurosh të ardhura në mënyrë të papritur. Po pse kështu do të zhvillohet Shqipëria? Kështu do të zhvillohet Vlora? Mirë sot, se ju thash këta janë sot për sot, po nesër? Nesër ku do të shkojnë fëmijët e tyre? Që mendojnë se me një rrugë Londre, me dy rrugë Italie, apo me tre rrugë Spanje sigurojnë jetën e tyre dhe fëmijët e tyre? Ku do shkojnë pastaj, si? Partia Demokratike, pavarësisht gjithçkaje që po ndodh dhe ka ndodhur, është shpresë për këtë vend. Dhe aleanca jonë me perëndimin është shpresë për këtë vend. Dhe lufta jonë kundër korrupsionit, është shpresë për këtë vend. Por edhe këto nuk mjaftojnë, na duhet të ndëtojmë apo rindërtojmë alternativën se si ta nxjerrim Shipërinë dhe Vlorën nga ky qorrsokak. Dhe alternativë do të thotë një ofertë realiste, e besueshme për çdo sektor të jetës dhe mesazherët e duhur, ekipi i duhur për ta bërë këtë ofertë realitet. Dhe kjo është një punë e madhe që na pret, ndërkohë që koha është e shkurtër, sepse majin e 2025-ës na pret përsëri takimi me popullin, ku duhet të shpalosim këtë ofertë, duhet të shpalosim këtë ekip për të kërkuar besimin e qytetarëve,” shprehet Basha.

 

Po ndodh...

ide