Tensionet në Kosovë/ Vuçiç takohet me Ramën: Ne e dimë sa e rëndësishme është të ruajmë paqen në rajon

1 Qershor 2023, 11:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensionet në Kosovë/ Vuçiç takohet me Ramën: Ne e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar në Moldavi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilat kanë publikuar edhe një foto të bisedës mes tyre, teksa ndodhen në Samitin e Komunitetit Politik Europian në kryeqytetin Kishinau.

Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë, për të mirën e të gjithëve”, tha Vuçiç.

Presidenti Vuçiq u takua me anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, Presidenten e Republikës së Greqisë Katerina Sakelaropoulou, Kryeministren e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë gjatë samitit të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128