Basha ironizon deklaratat për debat mes bufit të artë dhe bufit të bardhë: Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Sepse shokun e tretë e keni tek 7x7 = 313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratat për debat televiziv Rama-Berisha.
Basha i bën thirrje kryeministrit mos ta refuzojë kërkesën e doktorit, e të dalin t’u tregojnë qytetarëve i kujt është Elvis Roshi, i bufit të artë, i bufit të bardhë apo i të dyve.
Ai më tej thotë të dalin në debat t’u tregojnë se çfarë i lidh bashkë, apo shoku i tretë i tyre tek vendi, me frazën që tashmë është bërë jehonë, 7x7=313.
Postimi o Bashës:
O Rame, të paska kërku shoku jot më debat. Dil në debat mo Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë, të shohin njerëzit çfarë përgjigje do i kthesh pyetjes: i kujt është Elvis Roshi, i joti apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame? Dil në debat mo Rame t’u tregosh njerëzve çfarë ju lidh bashkë? Apo fati i shokut të tretë tek vendi. 7x7 = 313, Rame.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

