Anisa Rapo, kandidatja më e re e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë: Do të jem 100% e angazhuar për këtë betejë

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Anisa Rapo, ka ndarë në rrjetet e saj sociale fjalën e mbajtur në takimin e Kryesisë së Degës 11, ku ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i Koalicionit, Lulzim Basha.
Në fjalën e saj, Rapo, vetëm 19 vjeç dhe studente e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, shprehu mirënjohjen për besimin që i është dhënë për të kandiduar si pjesë e listës së hapur të Koalicionit Euroatlantik.
“Faleminderit z. Lulzim Basha për mbështetjen dhe për mundësinë që të rinjtë të vlerësohen dhe të bëhen pjesë e politikës si të barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë,” tha ajo.
Rapo theksoi gjithashtu angazhimin e saj maksimal për këtë betejë dhe falënderoi Kryetarin e Degës 11, Neritan Vladi, si dhe të gjithë anëtarët e kësaj dege për mbështetjen dhe mundësinë për t’i përfaqësuar në këtë garë.
“Do të jem 100% e angazhuar për ta çuar këtë betejë deri në fund! Suksese për të gjithë kandidatët dhe Koalicionin Euroatlantik,” përfundoi ajo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
