"Altin Dumani është i pavarur”/ Sula hedh poshtë Berishën: Nuk ka arsye pse e sulmon

Deputeti Dash Sula ka thënë në emisionin “Real Story” se kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka theksuar se nuk ka arsye pse Berisha dhe politikanët pranë tij e sulmojnë. Sipas Sulës, prokurori është i pavarur.
“Zoti Berisha dhe ata politikanët e tjerë pranë zotit Berisha, pse sulmojnë Altin Dumanin? Ai nuk kas asnjë lloj lidhje me çështjen e zotit Berisha. Zero. Që do të thotë prokurori është i pavarur.
Në një kohë që të gjithë të hetuarit, të gjykuarit, janë nga mazhoranca, në një kohë që mazhoranca bën rolin e të mirit si një teatër. Unë po të them që ka prokurorë të caktuar që nuk janë imunë.
Unë nuk mendoj tani që SPAK është 100% i saktë, por po flasë për parimin. Duhet të kesh një standard të qartë. Nuk mund të ekzistojë që një prokuror i SPAK kushdo qoftë nuk thellohet në hetime për një ministër, për një drejtor, i cili mund të akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të miliona eurove në një kohë që merr shpërdorim detyre, në një kohë që është e pamundur që ai të ndodh të gjithë aktin kriminal të miliona eurove. Nuk mund të ndodhi”, tha Sula.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



