Alibeaj dënon aktin e dhunës ndaj Berishës: Incidenti duhet të zbardhet urgjentisht
6 Dhjetor 2022, 14:54 / POLITIKË

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me sulmin që i'u bë Kreut të Rithemelimit Sali Berisha ditën e sotme gjatë protestës së opozitës. Në një status, në rrjetin social Twitter, Alibeaj ka dënuar aktin e dhunës duke e vlerësuar si të pavend në një shtet demokratik.
Statusi i Enkelejd Alibeaj:
"Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.
Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri". Shkruan Alibeaj.


-
-
-
Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon Gazment Bardhi
6 Dhjetor, 14:35
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



