Akuzat e Metës për tradhtarë në parti, reagon Kryemadhi: Protagonizëm bosh, shërbimi më i mirë që mund t’i bëjnë Ramës!

17 Prill 2024, 13:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzat e Metës për tradhtarë në parti, reagon Kryemadhi:

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave të Ilir Metës se partia e drejtuar prej saj ishte mbushur me lidhje nepotike dhe me tradhtare.

Kryemadhi ka folur sot për “protagonizëm bosh”, duke nënkuptuar me gjasa deklaratat e Ilir Metës, ndërkohë që ka theksuar se këto qëndrime po heqin fokusin nga denoncimet që ajo ka bërë për inceneratorët.

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, ka thënë Kryemadhi.

 

Po ndodh...