Rama jep lajmin: Së shpejti në Shqipëri hapet akademia e…

17 Prill 2024, 12:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama jep lajmin: Së shpejti në Shqipëri hapet akademia e…

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë e mbajtur për prezantimin e projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës.

Në fjalën e tij Rama tha se akademia e re e futbollit në Durrës do të shërbejë si një pikë grumbullimi për fëmijët e talentuar në futboll, jo vetëm nga e gjithë Shqipëria, por nga i gjithë rajoni.

Kryesorja në këtë pikë është që Federata ta promovojë këtë projekt dhe të ndihmojë me të gjitha klubet në Shqipëri dhe rajon për të kthyer sytë dhe për të trokitur në duart e kësaj akademie, ku ne duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend, qysh në moshë të vogël, në këtë sport që është sporti më popullor në botë”, tha Rama.

Rama njoftoi gjithashtu se autoritetet lokale dhe qëndrore janë në bisedime me akademinë e tenisit të Rafael Nadal për ta sjellë dhe atë në Durrës.

Gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive në shumë aspekte, shpresoj shumë që siç patëm sukses me akademinë e Manchester Cityt do të kemi sukses dhe me akademinë e Rafael Nadal, për ta sjellë në Durrës dhe për të vazhduar më tutje me të tjera projekte dhe ide që deri dje dukeshin të paimagjinueshme. Sot Shqipëria nuk është më ajo që ishte deri dje që, kur të huajt e dëgjonin iu dilnin përpara fantazma frikërash dhe pasigurish”, tha Rama.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128