Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndim të botës

17 Dhjetor 2022, 23:29 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Magjia, çfarë ka trembur popujt nga Lindja në Perëndim

Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton.

Magjistari përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose jo, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë. Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj.

Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori:

1.Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjer magjia (afërsisht siç ndodh në ritet Voodoo).

2.Magjia me kontakt, që kryhet nëpërmjet përdorimit të substancave të ndryshme të përgatitura me përbërës natyror.

3.Hipnotizimi me anë të formulave magjike.

4.Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit në dorë etj.

Gjatë riteve magjike këto ndarje edhe mund të kombinohen me njëra tjetrën. Në rastet kur magjistari kërkon ndihmën e shpirtrave dhe forcave të errëta atëherë kemi të bëjmë me spirtitualizëm dhe demonologji.

Hipnotizimi me anë të formulave magjike.

Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit në dorë etj. Gjatë riteve magjike, këto ndarje edhe mund të kombinohen me njëra- tjetrën. Në rastet kur magjistari kërkon ndihmën e shpirtrave dhe forcave të errëta atëherë kjo disiplinë e magjisë quhet spirtitualizëm dhe demonologji.

Në shumicën e kulturave antike, besimet dhe praktikat magjike kanë ekzistuar që në lindjen e qytetërimeve. Karakteristikat janë të ngjashme, ndërsa mënyra e zbatimi ndryshon. Njerëzit ishin shumë supersticiozë ndaj magjive, por edhe fenomeneve natyrore, të cilat nuk arrinin t i shpjegonin.

Në Francë janë gjetur disa piktura të periudhës së paleolitit të cilat provojnë përdorimin e magjisë për ndihmë në aktivitete të ndryshme si gjuetia ose për mënjanimin e rreshjeve.

Magjia në Egjipt, formulat magjike për të zgjatur jetën

Në shoqërinë e Egjiptit antik besohej shumë në magji. Në panteonin egjiptian, përveç Veret-Hekau, perëndesha e magjisë, dhe shumë njerëz të tjerë që kanë qeverisur vendin zotëronin të tilla aftësi.

Këtë e tregojnë dokumentet dhe papiruset e shumta që janë gjetur, të cilat përmbajnë formula magjike në gjendje për të zgjatur jetën, të zgjidhin çështje dashurie dhe për të luftuar të këqijat.

Magjia në Lindjen e Mesme, andej nga erdhi shkopi magjik

Në Mesopotami, në të ashtuquajturën toka e Magjistareve, janë gjetur shumë dokumente që faktojnë jo vetem ekzistencen e magjisë, por edhe praktikimin e saj masiv, deri te kryerja e ritualeve në grup. Këto burime japin shembuj të llojeve të ndryshme të praktikave gjatë magjisë, ku mund të përmenden:

Përdorimi i "fjalëve magjike"; Përdorimi i shkopit magjik ose medaljoneve të ndryshme; Krijimi i një rrethi njerëzish për të mbrojtur magjistarin nga shpirtrat; Përdorimi i simboleve misterioze për të kërkuar ndihmën e fuqive të mbinatyrshme. Megjithatë, në Lindjen e Mesme, magjia lidhej ngushtë me astrologjinë e cila shpjegonte çdo lloj fenomeni natyror ose jo.

Magjia në Botën Greko-Romane, tek veprat letrare

I pari që futi termin "magjistar" në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjalë për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi "mageia" përdorej për të përkufizuar pratika ose rituale të trashëguara nga Persia.

Pikërisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për t i dhënë shkas lindjes së shumë spekulimeve në shekujt që do të pasonin.

Në letërsinë latine janë gjetur shumë dëshmi në lidhje me magjinë. Vrasje të mistershme, kafshë që flasin, statuja që ecin, metamorfoza, medaljone që kurojnë, janë vetëm disa nga elementet që citohen në veprat e Horacit, Plinit apo Virgjilit. Në panoramën letrare të magjisë latine, vendin e parë e zënë pa dyshim "Metamorfozat . Apuleio është një nga shkrimtarët e parë të asaj epoke që ka folur për magji në librin e tij Gomari i Artë .

Në fakt, vetë Apulieo është gjykuar për ushtrim magjie pasi u përpoq që me anë të disa fomulave, të bindte një vejushë që të martohej me të, në mënyrë që të përfitonte nga pasuria e saj. Sipas ligjeve të Romës, çdokush që përdorte magjinë për qëllime përfitimi, ndëshkohej rëndë deri në vdekje.

Rënia e Magjisë, iluminizmi godet shpjegimet absurde

Në shekullin XVII, kur magjia ishte në kulmin e saj dhe pritej të merrte një zhvillim akoma më të madh, ndodhi krejt e kundërta. Shkenca përparonte dhe vazhdonte t u jepte shpjegime fenomeneve që deri në atë moment, ishin abstrakte.

Një nga emrat që u dallua për sulmin e ashpër ndaj doktrinës së magjisë ishte Francis Bacon (Frensis Bekon). Rënia e magjisë u përshpejtua dhe nga mendimtarë të shquar si Dekarti dhe Hobbes (Hobi). Gjithashtu, në shekullin XVII, iluminizmi e mundi magjinë, por pa arritur ta zhdukte përfundimisht atë.

Magjia në shekullin e XIX, rizgjimi i interesit

Në historinë e njerëzimit, gjatë gjysmës së dytë e viteve 1800 pati një rilindje të interesit ndaj magjisë. Një nga emrat më të spikatur të kohës në këtë fushë, ishte pa dyshim Eliphas Lévi. Veprat e shumta letrare që ky njeri shkroi, patën një ndikim të rëndësishëm në brezat pasardhës.

Në dekadën e fundit të 1800-ës u themeluan dhe disa organizatat ose grupime me prirje magjie. Ndër më të njohurat mund të përmenden Hermetic Order of the Golden Dawn apo Teosofic Society.

Magjia sot, objekt studimesh dhe paqartësish

Imazhi i magjisë në ditët e sotme nuk është fort i qartë. Kjo, falë dhe e kaosit që ekziston mbi doktrinën magjike apo të tjera të kësaj natyre. Teorikisht, gjërat janë si në lashtësi, kushtet për të bërë magji janë pak a shumë të njëjtat, por gjithnjë të varuara nga yjet, formulat, shpirtrat dhe sendet magjike.

Tematikat që hasen gjatë studimit të magjisë, kryesisht kanë të bëjnë me lidhjen e saj me shkencën dhe fenë, por dhe funksionin e saj shoqëror. Magjia është një fenomen që ka lindur njëherësh me qytetërimet më të lashta, ndërsa sot është kthyer dhe në objekt studimi të antropologjisë kulturore, etnologjisë dhe psikologjisë.

Ezoterika dhe alkimizmi, ndërthurrje besimesh e filozofish

Alkimia është pjesë e traditës mistikore dhe së fshehtës si në Lindje ashtu edhe në Perëndim

Ezoterika (nga greq., esoterikos, - "i brendshëm"), është mësimi ose dija e së fshehtës. Këto mësime mbaheshin nga mjeshtrat, të cilëve u mundësohej zbulimi (çvelimi) i së vërtetës okultike ( së fshehtë).

Në filozofi, emërtimi ezoterikë karakterizon mësimin e lënë nga filozofët e lashtë grekë, veçanërisht nga Pitagora dhe Aristoteli, nxënësve të tyre; në kundërshtim me eksoterikën, "e jashtmja" emërtim që përdorej për njerëzit që nuk bënin pjesë në grupet ezoterike, pra njerëzit e thjeshtë, të cilët nuk kishin njohuri mbi gjuhën dhe kuptimin e mjeshtrave.

Sot me ezoterizëm tregohet zakonisht ndërthurja e sistemeve të mendimit filozofik dhe fetar që shfaqen në dukuritë kultore si: magjia, alkimia, kabalah dhe besimet misterike dhe gnostike.

Megjithëse dituria ezoterike mbahej në të kaluarën e fshehtë, tani mësohet kudo haptazi. Ezoterika dallohet përgjithësisht nga fetë e organizuara, të cilat mësojnë më haptazi.

Ndërsa ezoterizmi anon në përqëndrimin e (mendje) ndriçimit vetjak dhe ushtrimin e brendshëm shpirtëror, feja e organizuar përqëndrohet në ushtrimin e ritualitetit të jashtëm shpirtëror dhe mbi ligjet që qeverisin shoqërinë.

Shumë grupe apo shkolla të mendimit përqafojnë një traditë ose filozofi ezoterike, si: Alkimia (arab: al-khimia) është një ushtresë e lashtë e shkencës fillestare që merrej me vëzhgimin e natyrës dhe filozofisë dhe ndërthurte elemente të kimisë, fizikës, astrologjisë, artit, metalurgjisë, mjekesisë, misticizmit dhe fesë. Alkimia është një mënyrë e lashtë e pastrimit shpirtëror dhe shndërrues; zgjerimit të ndërgjegjes dhe zhvillimit të brendashikimit dhe intuitës.

Ajo bazohet në idenë se rendi hyjnor është vendosur në gjithësi me "lëndën e parë" apo prima materia . Çdo gjë është krijuar nga kjo lëndë, e cila është në thelb, Guri i Filozofit.

Thuhet se ai është kudo, dhe nëse "guri" mund të përgatitet (krijohet), atëherë një send mund të shndërrohet në diçka më të përsosur, p.sh. në argjend apo ar, pasi që ari është produkti më i përsosur dhe pasqyron më afër përsosmërinë e Perëndisë. Alkimistët besonin poashtu se me ndihmën e "gurit" mund të prodhohej edhe "bari i mrekullueshëm" (eliksiri) që dhuron jetën e amshuar. Alkimia është lidhur gjithnjë me misticizmin dhe misterin.

Fillimet e veta ajo i ka pasur me sistemin e së amshuarës, ëndrrës, simboleve ezoterike që kanë fuqinë për të ndryshuar ndërgjegjen dhe të lidhin shpirtin njerzor me Hyjnoren. Alkimia është pjesë e traditës mistikore dhe së fshehtës si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Disa filozofë të mëdhenj grekë mendonin se çdo gjë përbëhet nga katër "elemente" themelore: zjarri, ajri, toka (dheu) dhe uji, dhe të gjitha sendet kanë në vehte këta përbërës të përzier në përpjestime të ndryshme. Prandaj besohej se të gjitha gjërat mund të shndërrohen në diçka tjetër nga ndryshimi i përpjestimeve të përzierjes së katër elementeve themelore të natyrës. ?Alkimia shërben për të ndarë të vërtetën nga e rremja.? - Teofrasto Paracelso

Agnosticizmi, një rrugë e mesme mes ateizmit dhe besimit

Agnosticizmi (trajtë e latinizuar e greqishtes "agnostikismos", agnoin, mosdije; mosnjohje) përkufizon pikëpamje filozofike, që hamendësi të caktuara - në veçanti të llojit teologjik, të cilat merren me Qenësinë (ekzistencën) ose mosqenësinë e një "Qenijeje të Epërme" si p.sh. të një Perëndie - ose të panjohur, në themel kanë pamundësinë e njohjes së Tij.

Pyetja "A ka Zot?" do të përgjigjet nga agnosticizmi përkatësisht jo me "po" ose "jo", por me "nuk është e njohur", "nuk është e përgjigjshme" ose me "s ka rëndësi". Ai paraqet një botëvështrim, që në veçanti thekson kufizimin (cakun) e dijes (diturisë) njerëzore.

Nga pikëpamja e tij e njohurive të pamjaftueshme, agnosticizmi hedh poshtë dhe s`pranon një besim në qenësinë apo mosqenësinë e perëndive. Në dallim me trajtën e fuqishme të ateizmit, agnosticizmi nuk përjashton në parim tërësisht mundësinë e qenësisë (ekzistencës) së një Qenijeje Hyjnore.

Agnostika është vendosur kështu si këndvështrim i tretë midis teizmit dhe ateizmit.

Por në këtë kuptim, agnosticizmi ka të përbashkëta edhe me teizmin, se besimi në Zot është i mundshëm, edhe atëherë kur mohon mundësinë arsyetore të njohjes së Zotit. Emërtimi agnosticizëm ka mundësi të jetë mbruajtur nga Tomas Henri Haksli (1869).

Megjithëse bëhet fjalë mbi një krijim emërtimi ende të ri, ky emërtim është dukshëm më i vjetër dhe gjendet ndër të tjera tek Buda, Laoce dhe disa parasokratikë dhe sofistë.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128