Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

27 Tetor 2025, 12:10 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime ligjore kundër Microsoft për një ofertë mashtruese që përfshinte asistentin e inteligjencës artificiale Copilot.

Gjigandi i teknologjisë akuzohet për dhenien e nje informacioni të rremë rreth 2,7 milionë australianëve te cilet u abonuan përmes rinovimit automatik në Microsoft 365.

Kompania u paraqiti klientëve dy mundësi: të paguanin më shumë për një ofertë që përfshinte Copilot, ose të anulonin abonimet e tyre.

Ekzistonte dhe një opsion i tretë, por që shfaqej vetëm kur abonenti fillonte procesin e anulimit. Ky opsion ofronte mundësinë për të mbajtur një ofertë të ashtuquajtur “Classic”, pa Copilot dhe me çmimin origjinal, delaroi autoriteti i konkurrencës në një njoftim për shtyp.

Copilot është një asistent i mundësuar nga inteligjenca artificiale që ndihmon përdoruesit me kërkime dhe detyra me baze tekstin.

Padia u ngrit në Gjykatën Federale kundër Microsoft Australia dhe Microsoft Corp.

Ne do të padisim Microsoft per faktin se ato qëllimisht nuk përmenden planet ‘Classic’ në komunikimet e tyre dhe fshehen ekzistencën e ketij opsioni derisa te abonuarit filluan procesin e anulimit, me qëllim që të rrisnin numrin e klientëve për planet më të shtrenjta që përfshijnë Copilot”, theksoi drejtoresha ekzekutive e rregullatorit, Gina Cass-Gottlieb.

Aplikacionet e Microsoft Office të përfshira në abonimet 365 janë thelbësore për jetën e shumë njerëzve dhe anulimi i abonimit nuk eshte nje vendim i lehtë”, shtoi ajo.

Autoriteti i konkurrencës akuzon Microsoft për përfshirje në praktika të tilla që nga 31 tetori 2024, duke shpjeguar se abonimet me Copilot janë 29 deri në 45% më të shtrenjta se ato pa të.

Gjigandi amerikan i teknologjisë mund të përballet me një gjobë prej 30 milionë dollarësh (26 milionë euro) ose më shumë për çdo shkelje. 

 

Po ndodh...