Shqipëria drejt ekonomisë digjitale, 12 masa për kufizimin e parasë fizike përgjatë vitit 2026

Shqipëria nis tranzicionin drejt një ekonomie pa KESH, me ngritjen e Këshillit të Pagesave Digjitale dhe finalizimin e draftit për kufizimin e parasë fizike.
Masat e para nisin të zbatohen që në janar, ndërsa programi i plotë synon modernizimin e pagesave përgjatë vitit 2026.
Shqipëria po ndërmerr një hap vendimtar drejt ekonomisë pa cash. Brenda muajit dhjetor pritet të ngrihet Këshilli i Pagesave Digjitale, i cili do të drejtojë implementimin e programit kombëtar për modernizimin e pagesave dhe reduktimin gradual të përdorimit të parasë fizike
Në tryezën e përbashkët mes përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave u theksua se drafti për kufizimin e parasë fizike do të finalizohet brenda dhjetorit, ndërsa që në janar pritet të nisin zbatimin disa prej masave të para.
Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në fjalën e tij shtoi se kjo nismë vendos një kuadër ligjor dhe strategjik për modernizimin e pagesave
Nga ana tjeter ministri finnacave Petrit Malaj theksoi objektivin per reduktimin e parase cash
Edhe shoqata ee bankave mbështeti nismën si një hap të domosdoshëm, që do të zhvillohet gradualisht
Programi përmban 12 pika kyçe, duke nisur nga tavani i pagesave cash prej 500 mijë lekësh, pajisja e tregtarëve dhe institucioneve me terminale POS, deri te eliminimi gradual i transfertave cash për pagesat qeveritare.
Masat pritet të fillojnë implementimin nga janari i vitit 2026.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


