‘Shqipëria portë tranziti për prostitucion’/ AFP: Vajzave u premtohet punë, por përfundojnë në burg

9 Mars 2026, 20:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Shqipëria portë tranziti për prostitucion’/ AFP:

Rrjete kriminale ndërkombëtare po përdorin Shqipërinë si një portë tranziti për gra të huaja me premtimin e fitimeve nga prostitucioni, megjithëse shumica prej kvtyre të fundit nuk e dinë që ky veprim është i paligjshëm në vend.

Sipas një hetimi të agjencisë franceze Agence France‑Presse, (AFP) shumë prej grave që janë sjellë këtu vijnë nga vende të varfra, duke u premtuar punë me pagesë të mirë dhe mundësi për t’u futur më lehtë në Europë.

Disa prej këtyre grave janë shprehur për AFP‑në se nuk kishin ditur që prostitucioni është i ndaluar me ligj në Shqipëri, dhe se do të kishin vepruar ndryshe nëse do ta dinin këtë.

Një grua nga Venezuela tha se “nuk e dinim që ishte e paligjshme, përndryshe do të largohesha menjëherë dhe do të më kursente kohë në burg.”

Një tjetër grua nga Republika Domenikane tha se strukturat kriminale u siguruan vend pune dhe marrjen e gjysmës së fitimit, duke i detyruar të paguajnë rreth 50 % të të ardhurave të tyre për mbështetje.

“Kontaktuan me dikë dhe ai person na siguroi një vend ku të punonim. Ne i paguajmë 50% të asaj që fitojmë me trupin tonë, me shërbimet që ofrojmë”, thotë ajo.

Sipas AFP, autoritetet shqiptare kanë goditur disa prej këtyre rrjeteve, duke arrestuar persona dhe ndjekur penalisht dhjetëra gra të huaja për prostitucion, por aktivistët dhe ekspertët ngrenë shqetësime se shumë viktima nuk kërkojnë ndihmë nga autoritetet për shkak të frikës dhe kërcënimeve nga trafikantët.

“Në të kaluarën Shqipëria ishte vend origjine, ku trafikoheshin gra shqiptare drejt vendeve të tjera. Tani kemi një ndryshim të madh të trendit. Shqipëria nuk është më vend origjine, por një vend tranzit për shtetase të huaja që vijnë në vend në mënyra të ndryshme, ligjore ose jo”, thotë Geranda Gjeta, komisionere e Njësisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Tiranë.

Sipas ligjit shqiptar, kushdo që merret me prostitucion mund të dënohet deri në tre vjet burg, nëse nuk konsiderohet viktimë e trafikut të qenieve njerëzore. Për këtë arsye, sipas AFP-së, shumë nga këto gra dhe vajza përfundojnë në burg.

Po ndodh...

ide