Fshati në Korçë zhduket nga sistemi, shkak lapsusi i juristit

9 Mars 2026, 21:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fshati në Korçë zhduket nga sistemi, shkak lapsusi i juristit

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e Rushit Myrtollari, banor i fshatit Porodinë në Korçë, i cili u ankua pasi shtëpia e tij e vjetër nuk po legalizohet, ndërsa objekti i ri i ndërtuar në vitin 2013, është pajisur me leje legalizimi.

Sipas tij, matjet për të dy objektet janë kryer në vitin 2024, por për ndërtesën e vjetër i është thënë, se nuk rezulton në sistem.

Në një përgjigje të vitit 2021 nga Drejtoria e Kadastrës Korçë thuhet, se qytetari nuk disponon dokument ligjor pronësie për objektin e vjetër dhe parcelën përkatëse.

Gjithashtu, për fshatin Porodinë nuk rezulton “lista 001” e trojeve dhe shtëpive, ç’ka ka bllokuar vijimin e procedurës.

Pas interesimit, në Kadastër u sqarua se për shkak se fshati nuk është konfirmuar më herët nga ish-komuna, nuk mund të ndiqet procedura standarde e listës së trojeve.

“Stop” u rikthye në Korçë dhe rezulton se shkresa ka shkuar në dhjetor, por është bërë një lapsus nga juristi, pasi kërkesa në vend të shkonte në njësinë Bulgarec, ku është qytetari për konfirmim, i është dërguar Vithkuqit. Veç lapsusit, as nga njësia Vithkuq nuk është kthyer përgjigje, që ky qytetar nuk i përket asaj njësie./Emisioni STOP

Po ndodh...

ide