Gara për kryetarin/ Edhe Alesia Balliut i refuzojnë aplikimin: Berishë frikacaku, kështu nuk do ta gëzosh PD-në!

30 Prill 2026, 11:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Gara për kryetarin/ Edhe Alesia Balliut i refuzojnë aplikimin:

Tensionet brenda Partisë Demokratike vijojnë të thellohen, ndërsa gara për drejtimin e selisë blu po shoqërohet me akuza të forta për mungesë transparence dhe përjashtim të kandidatëve.

Pas refuzimit të aplikimit të saj për të hyrë në garë, Alesia Balliu ka shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë “frikacak” dhe duke paralajmëruar se “PD do t’u kthehet demokratëve”.

Sipas Balliut, i është thënë se përfaqësuesit e protokollit nuk janë prezentë për ti pranuar dokumentat dhe se nuk pranihen letra. Balliu ka këmbëngulur duke dërguar aplikimin me email, ndërkohë që më herët e njëjta gjë ndodhi edhe me avokatin e Evi Kokalarit të cilin roja e godinës e ktheu mbrapsht. Kujtojmë se afati për aplikimet mbaron sot në orën 12.00.

REAGIMI:

Berishë Frikacaku!

Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.
Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.

Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.
Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.

Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh por ti zgjodhe moshën më të keqe.
PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova