Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD pas daljes nga burgu

4 Dhjetor 2025, 22:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte

Gazetarja Ambrozia Meta tha se lista e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë probleme dhe përçarje brenda PD-së.

E ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, ajo u shpreh se Salianji është i zhgënjyer nga Berisha, sepse, sipas gazetares, ai ka kërkuar një post brenda partisë, atë të sekretarit të përgjithshëm.

Meta deklaroi se në PD ka shumë deputetë që nuk kanë bërë fushatë, teksa përmendi Ilir Alimehmetin si më të votuarin, i cili nuk arriti të kishte një vend në Parlament.

Meta: Listat sollën problemin e madh, sepse pjesa e madhe që ishte mbledhur në krah të Salianjit janë ata që dolën me vota shumë të mira në primare dhe nuk u futën tek lista e zgjedhjeve. Kjo ngriti pakënaqësi të mëdha në PD. Unë mendoj se Salianji kërkonte një post pas daljes nga burgu.

Borakaj: Ja kishin premtuar dhe nuk ia dhanë?

Meta: Nuk besoj. Thjesht ai ka kërkuar nr. 2 të PD-së, postin e sekretarit të përgjithshëm. Nuk u bë, dhe aty ka parë momentin për të dalë në skenë duke shfrytëzuar edhe pakënaqësitë e demokratëve. Ka dhe elementë të drejtë aty që me të drejtë kërkojnë diçka. Alimehmeti, që doli më i votuar, nuk ka një post në PD, ndërkohë aty ka deputetë që s’kanë bërë fare fushatë. Për kohën dhe mënyrën si e bënë, kam rezervat e mia.

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nisi pasditen e së mërkurës foltoren nga qyteti i Durrësit, ku zhvilloi takim me demokratët mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit.

Kjo ka sjellë përçarje në PD, pasi Sali Berisha e cilësoi takimin në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji.

 

Po ndodh...