Lëvizja e Salianjit/ Prençi: U mbështet nga figura dinjitoze në PD!

Teksa kreu i PD Sali Berisha e ka cilësuar lëvizjen e Ervin Salianjit si lëvizje për interesa personale, për Shemsi Prençin lëvizja e Ervin Salianjit, u mbështet nga figura dinjitoze në Partinë Demokratike.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, ai tha se lëvizja e Salianjit ka sjellë shpresë për demokratët.
‘Mua më vjen që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha 4 vite më parë duke qenë anëtarë i përjashtuar nga Partia Demokratike sepse u shpallë non grata nga SHBA, dhe ai nisi rebelimin e tij duke shpikur foltoren, ndërsa sot ndalon dhe privon të drejtën e njerëzve që mendojnë ndryshe nga ai. Unë u bëjë thirrje demokratëve që të largojnë njëherë Saliun, sepse ata me Berishën se rrëzojnë dot Ramën edhe pse ka skandalet më të mëdha në qeveri. Unë lëvizen e Salianjit e shoh si një lëvizje që sjellë shpresë tek demokratët. Po ai u mbështet nga figura dinjitoze në PD. Berisha se lejon mendimin ndryshe brenda PD sepse duke e lejuar këtë secili merr njerëzit e vet aty’, tha ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





