Ndërpriten për 15 minuta punimet e Kuvendit, Peleshi: Diskutim me grupet parlamentare për vijueshmërinë e seancës

27 Tetor 2025, 12:06 / POLITIKË ALFA PRESS
Ndërpriten për 15 minuta punimet e Kuvendit, Peleshi: Diskutim me

Ndërpritet për 15 minuta seanca plenare. Kërkesa u komunikua nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili kërkoi një takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe vijueshmërinë e seancës plenare.

Kjo kërkesë u kontestua nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare, ndërsa seanca u ndërpre nga kryeparlamentari Niko Peleshi.

“Kërkoj ndërprerjen me 15 minuta për një bisedë bashkë me ju dhe dy kryetarët e grupeve, në rast se s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim”, tha Balla.

Po ndodh...