Kunguj me kos dhe hudhra

30 Nëntor 2025, 08:18 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kunguj me kos dhe hudhra

Kunguj me kos dhe hudhra

Përbërësit

1 kg kunguj të njomë
Pak miell për spërkatjen e kungujve
Vaj për skuqje
500 gr salcë kosi ose 1 kg kos
4 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle uthull
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, kopër

Përgatitja

Lajmë kungujt, i gërvishtim lehtë që të largojmë cipën e jashtme dhe i presim në rrathë rreth 0.5 cm. I spërkasim me miell dhe kripë. Nxehim vajin dhe skuqim kungujt nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë qërojmë hudhrat, i shtypim me pak kripë dhe i shtojmë tek kosi. Shtojmë uthullën, vajin e ullirit dhe pak kopër të grirë hollë. Bashkojmë kosin me hudhra me kungujt dhe i lëmë pak që të lidhen shijet.

Receta nga Zonja Albana/Report TV

 

Po ndodh...