Sa e vërtetë është historia e ariut të kokainës?

14 Mars 2023, 11:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sa e vërtetë është historia e ariut të kokainës?

“Cocaine Bear’ (Ariu i kokainës) është filmi që preimerën e tij e kishte më 24 shkurt 2023 dhe vetëm për disa ditë theu rekordin e arkëtimeve duke fituar gati 30 milionë dollarë në vetëm pesë ditë që nga publikimi i tij.

Kjo komedi amerikane u frymëzua nga historia e një ariu të vitit 1985, i cili përfundoi duke ngrënë pothuajse 80 kilogramë kokainë që kishte humbur nga një avion kolumbian që po kontrabandonte drogë përtej kufirit të SHBA-së përmes avionit.

Historia e vërtetë e ariut të kokainës nga viti 1985

Në vitin 1985, një ari i zi 175 kilogramë vdiq nga një mbidozë masive e kokainës nga një prej kriminelëve më famëkeq të kontrabandës së drogës në Kentaki.

Ariu i Kokainës tashmë i bërë dhe skulpturë ka rrëmbyer zemrat dhe vëmendjen e udhëtarëve në anë të rrugës që kur u vendos për herë të parë në Lexington në vitin 2015.

Mijëra njerëz ndalojnë aty për të bërë foto me të duke u kthyer në një atraksion turistik.

Rrethanat e vdekjes së tij fillimisht u shfaqën në një artikull të New York Times në vitin 1985.

Kur një ekzaminues mjekësor u thirr në vitin 1985 për të parë trupin 175 kilogramësh, ai konstatoi shenjat nga një mbidozë masive - hemorragji cerebrale, dështimi i frymëmarrjes, hipertermia, dështimi i veshkave, dështimi i zemrës, goditjet në tru.

Barku i ariut ishte aq i mbushur, saqë nuk do të kishe mbushur më shumë drogë të paligjshme nëse do të provoje.

Por si arriti ai në këtë mënyrë?

Andrew Thornton II, një oficer famëkeq i policisë së narkotikëve në Lexington, i kthyer në kontrabandues droge, ra për vdekje nga një aeroplan ndërsa ishte në një arrati për kontrabandë kokaine. 

Trupi i tij u gjet në Knoxville, Tennessee, me syze për shikimin e natës në fytyrën e tij dhe një pako Gucci tek këmbët. Ai kishte mbi vete thika, disa pistoleta, 4500 dollarë cash dhe një çantë të mbushur me rreth 75 paund kokainë me vlerë 15 milionë dollarë.

Dy vdekjet besohet se janë të lidhura pasi ariu ishte i rrethuar nga 40 kontejnerë të hapur me gjurmë kokaine brenda tyre./Alfapress.al

Po ndodh...