Riprogramimi qelizor, rruga drejt “eliksirit jetësor”

2 Shkurt 2023, 14:38 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Riprogramimi qelizor, rruga drejt “eliksirit jetësor”

Jemi duke e kërkuar - në çdo mënyrë të mundshme - rininë e përjetshme. Që do të na jepte mundësinë të jetojmë më gjatë dhe me shëndet të plotë.

Gjë që do të bëhet e mundur në sajë të riprogramimit qelizor.

Po çfare është “riprogramimi qelizor”?

Një formë e terapisë gjenike: nëse në një qelizë injektojmë katër gjene - Oct3/4, Sox2, Klf4 dhe c-Myc - ajo (qeliza), brenda pak javësh, riprogramon “sistemin operativ” dhe rinohet.

Po eksperimentohet me minjtë e laboratorit: për të ripërtëritur qelizat e minjve të plakur, që t’u zgjatet jeta.

Riprogramimi qelizor, që qëndron në themel të “rinimit” të qelizave, është studiuar fillimisht nga autorët Gurdon dhe Yamanaka, të cilët, për këtë studim revolucionar, merituan çmimin “Nobel të vitit 2012.

Prej atij viti, studimet janë të shumta dhe laboratorët që punojnë në drejtim të gjetjes së “eliksirit” të jetës, janë gjithaq të shumtë.

Sukseset nuk kanë qenë domethënës, megjithatë arritjet nuk mungojnë.

Kompania bioteknologjike “Rejuvenate Bio”e San Diegos në Kaliforni, ka publikuar një studim ku shpjegohet se është arritur të zgjatet jeta e disa minjve të plakur, përmes terapisë gjenike.

Po si kryhet kjo terapi?

Kërkuesit kanë injektuar në organizmin e minjve tri gjene riprogramues: trajtimi i minjve me moshë 3.5-vjeçare (ose e konvertuar: 77 vjet njerezorë) ka dyfishuar kohën e mundshme të të jetuarit pas kësaj moshe.

Kjo lloj terapie jep efekte të menjëhershme.

Ndërkohë disa substanca të testuara prej kohësh, si Rapamycin, e zgjatin jetën nga 5-15%, por duhet të merren gjatë gjithë jetës.

Rreziqet?

Është ende herët për t’u eksperimentuar te njerëzit.

Midis të tjerave, edhe sepse është konstatuar një frekuence e rritur e shfaqjes se kancerit te minjtë e trajtuar.

Frika se kjo mund të ndodhe në perqindje akoma më të rritur te njerezit, është reale.

Nuk e dimë sa do të zgjasin kërkimet e studimet, por shkencëtarët janë optimiste: do t’ia dalim, thonë ata, që një ditë t’i riprogramojmë e t’i rinojmë qelizat tona. Pa frikën e efekteve anësore dhe me përfitime të shumëënderruara në përmirësimin e cilësisë e të gjatësisë së jetës./Përgatiti Selim Kurti

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128