Historia e bosëve të mafies që shënuan zgjerimin e Cosa Nostra-s, në Itali dhe në SHBA

17 Janar 2023, 12:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Historia e bosëve të mafies që shënuan zgjerimin e Cosa

Joe Masseria, shefi

Në Amerikë njihej si ‘Joe the boss’ por emri i tij i vërtetë ishte Giuseppe Masseria.

Me origjinë nga  Castellammare del golfo, në provincën e Trapanit, në moshën 43-vjeçare, ai fitoi një pseudonim të denjë për një gangster: njeriu që mund t'i shmangej plumbave, për shkak të një sulmi mafioz nga i cili doli i padëmtuar, duke larguar vetëm me dy vrima të bëra nga plumbat në kapelën e kashtës.

Nga viti 1920 ai komandonte bandën Morello, një nga klanet më të fuqishme në Nju Jork.  Në vitin 1931 ishte bosi Lucky Luciano që udhëroi vrasjen e tij gjatë një lufte mafiozësh në Castellammarese, për fitimin e lidershipit midis familjes Maranzano dhe asaj të Masserisë.

Joe Valachi shpikësi i Cosa Nostras

Joseph Valachi ishte i penduari i parë i madh, ai që foli publikisht për ekzistencën e mafies dhe e përkufizoi atë me termin "Cosa Nostra".

Me origjinë nga Rumania, ai jetoi në Nju Jork dhe ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me bandat (shofer i  i Gaetano Reina, i klanit të fuqishëm të Joe Masseria) dhe mori pjesë në luftën mafioze të promovuar nga nga Joe Masseria, Vito Genovese dhe Luçiano kundër bandës rivale napolitane.

Rrëfimet te tij ndihmuan në rindërtimin e organikës së mafies dhe për të kuptuar më mirë rregullat që e drejtonin atë. Ai vdiq nga një arrest kardiak, pas një tentative për vetëvrasje në vitin 1971. Historia e tij frymëzoi personazhin e Frankie Pentangeli në filmin The Godfather II .

Vito Genovese

Bosi i familjes homonime, Vito Genovese, pasi emigroi në Amerikë në vitin 1913, filloi karrierën e tij kriminale në fund të Luftës së Parë Botërore duke punuar në shërbim të Joe Masseria, me bosët e kalibrit si Lucky Luciano , Meyer Lansky dhe Frank Costello. U kthye në Itali në moshën 40-vjeçare, në vitin 1937. 

Gjatë kësaj periudhe ai banoi në rajonin e Nolës (në provincën e Napolit) ku hedhja e monedhave të argjendta ndaj turmës, kujtohet dhe sot. Jo vetëm kaq: thuhet se në vendlindjen e tij (Tufino, në provincën e Napolit) zgjati periudhat e festave duke financuar festën me shpenzimet e veta.

Kronikat flasin gjithashtu për një bujari të madhe të treguar ndaj kishës së vendit të tij. Ai u burgos në vitin 1959 dhe vdiq në burg dhjetë vjet më vonë.

Luciano Liggio, "aguliçe e kuqe"

I mbiquajtur nga hetuesit "aguliçe e kuqe", korleonezi Lucianeddu Liggio, ende i ri, zuri vendin e bosit mafioz Michele Navarra dhe u vendos në Palermo, duke bashkëpunuar me Salvatore Riina, Calogero Bagarella dhe Provenzano. 

Në një kohë të shkurtër ai pushtoi tregjet ilegale dhe u pasurua duke shfrytëzuar punimet e ndërtesave urbane, publike dhe private dhe duke përfituar nga mbështetja e Vito Ciancimino-s, në ato vite këshilltar dhe kryetar bashkie i Palermos. 

I akuzuar për vrasjen e sindikalistit Placido Rizzotto (1948) dhe të bosit të mafias Corleone Michele Navarra (1958), ai u arrestua për herë të parë më 14 maj 1964.

I liruar për mungesë provash fillimisht në Catanzaro (1968) dhe më pas në Bari (1969), ai vrau kryeprokurorin e Palermo Pietro Scaglione në 1971.

Më në fund u arrestua në Milano më 16 maj 1974.

I intervistuar në atë kohë ai u shpreh: "Më kanë konsideruar bos mafioz dhe nuk është e vërtetë, marrëzi. Nëse ekziston, nuk e di" . 

Ai vdiq në burg nga arresti kardiak më 15 nëntor 1993.

Bernardo Provenzano, i arratisuri

Arratia e tij zgjati 43 vjet, aq sa për një kohë të gjatë u mendua se ishte  vrarw.

Vendi i tij i fshehjes u gjet vetëm në pranverën e vitit 2006, kur u zbulua se superbosi Bernardo Provenzano kishte strehën e tij në një fermë në zonën e Corleone, nga ku komunikonte përmes "pizzini"-t të famshëm, shënime letre me të cilat jepte porosi te filialet e tij.

Ai e filloi karrierën e tij në vitet 1950, së bashku me Salvatore Riina, duke u bërë togeri më i besuar i Luciano Liggio, atëherë kreu i Cosa Nostra-s në zonën e Corleone. 

Ai zbarkoi në krye të Cosa Nostra në fillim të viteve 1980, pasi i vranë të gjithë rivalët e tij.

Por nëse për një kohë të gjatë ai konsiderohej vetëm një vrasës i paskrupullt, me kalimin e viteve kanë dalë në pah edhe përgjegjësitë e tij në organizimin e pastrimit të parave të pista.

Dhe jo vetëm kaq: bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë nxjerrë në dritë edhe ndikimin që ai kishte në menaxhimin e tenderave të paligjshëm dhe kontaktet e tij me botën politike.

Calogero Vizzini, kryebashkiaku

Shefi i mafies siciliane Calogero Vizzini, Don Calò, punoi mbi të gjitha në periudhën e pushtimit të Sicilisë nga trupat aleate, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Një "njeri i nderuar"  dhe i respektuar nga të gjithë, ai u imponua si kryetar bashkie i Villalba (provinca e Caltanisetta) nga Amgot, qeveria ushtarake amerikane e territoreve të pushtuara, ndoshta për ta kompensuar atë për ndihmën që mafia siciliane dhe ai në veçanti , dha për dëbimin e nazifashistëve nga ishulli. 

Pas luftës ai favorizoi lirimin e shumë bosëve të mafias të burgosur ose në mërgim, duke kontribuar në rilindjen e mafies së re.

Në Palermo ai themeloi fabrikën e bajameve me sheqer dhe ëmbëlsirave së bashku me Lucky Luciano. 

Fabrika, megjithatë, u mbyll menjëherë për shkak të një artikulli që u shfaq në një gazetë, i cili nënvizonte mundësinë që kompania të fshihte trafikun e heroinës.

 Don Calò vdiq nga pleqëria në moshën 77-vjeçare, në vitin 1954, duke lënë një trashëgimi me vlerë disa miliardë, të grumbulluar në më pak se 10 vjet./Përgatiti Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128