Kush ishin tre politikanët që u takuan në Aruba? Berisha nxjerr emrat: U dërguan nga Rama!

20 July 2026, 11:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmendi nga SPAK, ku shkoi në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, tre emrat që sipas tij ishin të pranishëm në takimin e famshëm të Arubas. Ai deklaroi për gazetarët se bëhet fjalë për Engjëll Agaçin, Ergys Agasin dhe Damian Gjiknurin.

Sipas Berishës, ata u dërguan atje, së bashku me biznesmenë nga kryeministri Edi Rama. Berisha theksoi se ky skandal tregon se qeveria e kryeministrit Edi Rama është i lidhur me krimin dhe drogën.

Në Aruba kanë qenë dy ose tre zyrtarë të lartë të dërguar nga Edi Rama së bashku me biznesmenë, me çarter apo me avion tjetër nga Tirana.  Kjo është e sigurt. Kjo del në dosjen spanjolle, del në dosjen belge, del në dosjen italiane. Këta e mbajnë të fshehtë e sekret në mënyrën më të pafytyrë. Sepse ata që kanë qenë në Aruba, më së paku faktojnë para çdo shqiptari se ky shtet është drogë dhe droga është shtet. “, tha Berisha.

Kryedemokrati ironizoi gjithashtu Gjiknurin për të cilin tha se i kërkoi që të betohej me Kushtetutë që nuk ka qenë në Aruba, por nuk pranoi. Ai gjithashtu foli edhe për një udhëtim të tij në Ishullin Athos.

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Meqë jemi te milionat e eurove, dy pyetje. E para, gjatë firmosjes së procesverbalit nga ana juaj, konstatuat ndonjë fletë nga ‘Albanian Files’, dhe ju tha nëse e kanë regjistruar, dhe e dyta, i kishte marrë Kanye Ëest paratë, 4 milionë euroshin?

Sali Berisha: Këtë e kam thënë me kohë. Kemi të bëjmë me një seksion, me një organizatë të Partisë Socialiste. Mos prisni ju as edhe një hetim përveç atyre që u urdhëron Edi Rama. ‘Albanian Files’, është një nga krimet më të mëdha, por krimi i të gjitha krimeve është krimi i zgjedhjeve dhe amnistia e krimit elektoral, natyrisht dhe fshehja e emrave të tre zyrtarëve që përfaqësuan narko-shtetin në Aruba.

Në dosjen që keni ju, janë emrat? Pse s’i bëni publike?

Sali Berisha: Jo, unë nuk kam dosjen, të jem i sinqertë. Kam të dhëna. Po ta kisha të garantoj që do i publikoja 100%. Unë kam të dhëna për emrat.

Emrin e Damian Gjiknurit e thatë dhe ai u betua që nuk ka qenë…

Sali Berisha: U betua në Kushtetutë dhe jo në Bibël sepse ky është një personazh kompleks. Ky Kushtetutën e ka si një prostitutë politike, Kushtetutën nuk e ka asgjë. E hedh në kosh.

Keni akuzuar Taulant Ballën që ka qenë në Aruba, rezulton që nuk është…

Sali Berisha: Prit një minutë. Jo, Taulantit nuk i kam thënë për Aruban. Taulantit jo. Jo, për Aruban nuk i kam thënë.

Taulanti ka të tjera, po atë nuk ia kam thënë sepse nuk kam të dhëna po ja thoja me kënaqësi.

Pra, lidhur me Aruban figuron emri i Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe i Damianit, që thotë betohem, betohu në Bibël, nuk pranoi të betohej në Bibël. Ia krijova mundësinë, urdhëro, i thashë, dil këtu, të nxjerrim Biblën dhe betohu. Atë jo, se ka qenë dhe në Athos.

Udhëtimi i tij në Athos, e dini ju atë ishullin e Athos?

Ishulli Athos është ishulli i misticizmit.

Aty është shumë e vështirë të pranohesh. Duhet të kalosh disa filtra purifikimi shpirtëror, po ky, unë e kam parë me sytë e mi në Athos këtë. Dhe andaj nuk pranoi të betohej në Bibël.

Po ju ç’donit në Athos?

Sali Berisha: Unë jo, unë shoh video. Unë shoh video shumë. Nuk kam qenë në Athos. Jo, nuk kam qenë.

Po ndodh...