Elbasan/ Të shtënat me armë në një lokal, identifikohen tre të plagosurit. Autori në arrati, braktis armën gjatë ndjekjes nga një efektiv policie
Janë identifikuar tre personat e plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:30, në verandën e një lokali në lagjen “Vullnetari”, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve:
•Armand Tomorrica, 32 vjeç;
•Renaldo Mance, 31 vjeç;
•Bjorgi Hoxha, 19 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, tre të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes.
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati, sekuestrimin e provave materiale dhe identifikimin e autorit. Hetimet janë në vijim.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128