Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, zbardhet mesazhi që u dërgoi të vetëve

20 July 2026, 13:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja e zgjeruar do të mbahet në orën 09:30 në Pallatin e Brigadave.

Po ashtu është bërë publik edhe mesazhi i cili ka mbërritur në celularët e deputetëve të Grupit Parlamentar Socialist në lidhje me mbledhjen.

“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazh.

Ndërkohë kujtojmë se kjo mbledhje vjen rreth një muaj pas mbledhjes së fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste.

Po ndodh...