Deschamps lë Francën, largohet i emocionuar: U desh të merrja këtë vendim

20 July 2026, 22:33 / SPORT ALFA PRESS
Deschamps lë Francën, largohet i emocionuar: U desh të merrja

Me lot në sy, me një karierë 14 vjeçare mbi supe nën drejtimin e kombëtares francize, me një titull të Kampionit të Botës, por asgjë më shumë me përjashtim të dy finaleve të humbura, Didier Deshamp është larguar nga kombëtarja.

Në një intervistë, të fundit si trajner i “Les Bleus” të shtunën në mbrëmje pas kundër Anglisë (4-6), Deshamp zbuloi se ai kishte zgjedhur të largohej nga pozicioni i tij si trajner “për të mirën e ekipit francez”, për shkak të një “mjedisi” që ishte bërë “mbytës dhe pa asnjë shteg frymëmarrje” në lidhje me të. Kur fl iste për fundin e mandatit të tij si trajner i “Les Bleus”, të shtunën në mbrëmje Didier Deshamp ishte shumë i emocionuar.

“Skuadra franceze është mbi gjithçka. Nuk më përket mua. Unë isha në shërbim të saj në misionin për ta çuar më lart për katërmbëdhjetë vjet. Nuk ka asgjë mbi këtë fanellë», kujton ai, zërin e tij të pushtuar nga emocioni, pas humbjes në fi nalen e vogël në fund të një ndeshjeje të çmendur kundër Anglisë (4- 6). Në të njëjtën kohë ai foli edhe për vendimin e tij për të lënë pozicionin e tij si trajner, i shpallur në janar 2025.

 

Po ndodh...