Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3 adoleshentë! Gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

20 July 2026, 21:40 / AKTUALITET ALFA PRESS
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan,

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Banesa".

 
Si pasojë e të shtënave mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 adoleshentë, mes tyre dhe kamarieri i lokalit. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

 
Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje. Nga qëmtimi i zonës deri tani blutë kanë arritur të zbulojnë 6 gëzhoja.

 

Po ndodh...