Zyrtari i lartë i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc, kërkon hetime të plota...

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Tom Goffus gjatë një takimi sot me presidentin e Kosovës Vjosa Osmani në Bruksel, ka dënuar sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit 'Ibër-Lepencit' në Varage të Zubin-Potokut më 29 nëntor.
Sipas Kosovapress, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka kërkuar që të gjitha faktet në lidhje me sulmin të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.
“KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal,” thuhet në një postim në rrjetin X nga Farah Dakhlallah, zëdhënëse e NATO-s.
Kosova fajëson Serbinë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit mbrëmjen e 29 nentorit 2024. Serbia mohon se qëndron prapa sulmit dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast. Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





